Connect with us

Kosova

Si vdiq vëllai i Gjestit? Policia e Kosovës jep detaje: Nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend…

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në një prononcim për FRONTAL të T7 ka treguar se shkaktari i aksidentit të sotëm tragjik në Pejë ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motoçikletës pas tejkalimit të shpejtësisë në një kthesë.

Kjo kishte bërë që motoçikleta të dilte në anën tjetër duke u përplasur me veturën, ka saqaruar Gashi. Ai ka treguar në motoçikletë kanë qenë dy personat, vëllai i Gjestit që ka vdekur në vendngjarje dhe personi tjetër i lënduar që po trajtohet në spital.

Faqja e fshatit Tervboviq të Pejës në ‘Facebook’ ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e sotëm. I lënduar nga ky aksident ka mbetur edhe një banor i fshatit Terboviq i cili po trajtohet në spitalin e Pejës. Derisa vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, nga fshati Pavlan ka mbetur i vdekur.

Njoftimi nga faqja e fshatit Terboviq.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur pak me parë në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në operim në spitalin e Pejës”.

Advertisement