Connect with us

Aktualitet

“Siguria Detare”/ Policia Kufitare intensifikon kontrollet në vijën bregdetare, bllokohen 36 mjete lundruese

Ka vijuar edhe sot lirimi i hapësirave publike të zëna në kryeqytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, kanë ndërhyrë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.

“Policia e Tiranës vijon apelimin se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të hapësirave publike. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të tillë, në numrin 112!”-njofton policia.

 

Advertisement