Connect with us

Kosova

Siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për NATO-n

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ka vlerësuar se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetet perëndimore dhe NATO-n.

Kjo është arsyeja pse NATO i përforcoi trupat e saj edhe këtu…Kjo është arsyeja pse siguria në këtë vend do të ketë rëndësi në të ardhmen, kurse siguria ekonomike do të ketë rëndësi për brezin e ri” – deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë

Duke potencuar faktin se në këtë situatë nuk ka rrezik për luftë në rajon, Robertson vlerësoi se nëse Rusia triumfon ndaj Ukrainës, atëherë Ballkani Perëndimor do të jenë një zonë tjetër ku presidenti rus, Vladimir Putin do të krijojë telashe.

“Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që vendet evropiane të bashkohen për tu siguruar që Putini të mos ketë sukses në Ukrainë, në të kundërtën, atëherë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë tjetër ku ai do të krijojë telashe”- theksoi Robertson

I pyetur për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, ai u shpreh se anëtarësimi i plotë i Kosovës në NATO, do të sillte paqe të qëndrueshme në rajon.

Advertisement