Connect with us

Aktualitet

Siguria ushqimore jashtë kontrollit, Kroacia konfiskon specat me mbetje Formetanati

Një sasi e madhe me speca të destinuar për eksport në Kroaci janë konfiskuar nga autoritetet vendase.

Lajmi bëhet i ditur nga Presidenti i Urdhrit të Veterinerëve, Ervin Resuli, i cili në të njëjtën kohë jep alarmin për sasinë e pesticideve të përdorura në të gjitha prodhimet dhe për sigurinë ushqimore që sipas tij është jashtë kontrollit.

Resuli i bën thirrje autoriteve të ndërhyjnë për të rregulluar si tregun e brendshëm ashtu edhe atë për eksport.

Më tej Resuli thotë se prodhimet e tregut të brendshëm janë të gjitha jashtë kontrollit dhe se Ministria e Bujqësisë ka dështuar në këtë drejtim.

Denoncimi I Ervin Resulit
‼️SIGURIA USHQIMORE JASHTË KONTROLLIT‼️ Specat Babura me mbetje Formetanati konfiskuar nga autoritetet Kroate – Një kërcënim për shëndetin publik dhe një dështim i autoriteteve shqiptare!

Është e papranueshme që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) të tregojnë kaq papërgjegjësi dhe fiktivitet në kryerjen e kontrolleve të nevojshme për sigurinë e produkteve ushqimore.

Ky rast tregon qartë se kontrollet janë të pamjaftueshme dhe të pavlefshme, duke lejuar që produkte të rrezikshme të arrijnë në tregjet evropiane dhe vendore dhe të kërcënojnë shëndetin tonë.
Po tregjet tona a kontrollohen?
Po imazhin e fermerit tonë kush e ruan?
Lënia analizave në dorë të laburatorve privat dhe topi te dera e fermerit është një papërgjegjësi totale e Ministrisë së Bujqësisë.
Kush e kontrollon tregun vendor apo rrumpall?

Ja disa nga gjetjet kryesore:
Mostra e analizuar përmbante 0.04 mg/kg Formetanat, që është shumë më e lartë se limiti i lejuar prej 0.01 mg/kg sipas rregullores evropiane (EZ) nr. 396/2005.
Ky nivel i lartë i Formetanatit është një kërcënim për shëndetin publik.

Çfarë është Formetanati?
Formetanati është një insekticid që ndikon në sistemin nervor të insekteve, por kur është i pranishëm në nivele të larta në ushqim, është shumë i dëmshëm edhe për njerëzit. Ai mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore dhe për këtë arsye përdorimi i tij është i rregulluar dhe i kufizuar.
Efektet e Mundshme në Shëndetin e Njeriut:Toksiciteti Akut: Formetanati ka një toksicitet të lartë akut kur merret nga goja dhe toksicitet të moderuar përmes rrugës së inhalimit. Kjo do të thotë që ekspozimi i menjëhershëm dhe në sasi të mëdha mund të shkaktojë simptoma serioze si përzierje, të vjella, ngërçe, dhe mund të ndikojë në frymëmarrje.
Efektet Neurotoksike: Si një inhibitor i acetilkolinesterazës, formetanati mund të shkaktojë simptoma të lidhura me mbistimulimin e sistemit nervor si përgjumje, dobësi muskulore, dhe konfuzion. Në raste të rënda, mund të çojë në paralizë dhe vdekje.
Rreziqet Ekologjike: Formetanati është gjithashtu toksik për jetën ujore dhe disa kafshë të tjera. Ai është klasifikuar si shumë toksik për zogjtë dhe gjitarët në një bazë akute, dhe mund të ketë efekte kronike për disa specie .

Çfarë duhet bërë?

Tërheqja e menjëhershme e këtij produkti nga tregu për të parandaluar ndonjë rrezik për shëndetin publik.Forcimi i kontrolleve mbi furnizuesit dhe kryerja e analizave të vazhdueshme për të siguruar që produktet e ardhshme të jenë të sigurta për konsum.Informimi i konsumatorëve mbi këtë rrezik dhe masat e marra për të garantuar sigurinë e produkteve në treg.

Advertisement