Connect with us

Pinknews

Silvana Bushati përjashton djalin nga pasuria e saj: Do t’ia lë vajzës

Në shumicën e rasteve kur bëhet fjalë për të ndarë pasurinë mes fëmijëve, prindërit zgjedhin që të përpjesëtohet në mënyrë të barabartë.

Volejbollistja Silvana Bushati ka hartuar një plan disi ndryshe nga e zakonshmja lidhur me pasurinë e saj vetjake.

E ftuar në Tv Klan, ajo thotë se nuk do ta ndajë midis fëmijëve, por do ia lërë vajzës. Silvana Bushati: Unë kam edhe djalë edhe vajzë. Duke marrë parasysh kohën se si kanë ardhur gjërat, nuk do ta mendoja dot kurrë që vajza ime të mbante shpresë në pasurinë e burrit, nuk e konceptoj dot. Djali është i fortë, do luftojë ashtu sa do mundet, por unë gjithë jetën time do luftoj që vajzën time ta kem gjithmonë të pavarur dhe atë pak pasuri që do kem unë personale sepse ndoshta burri sigurisht do ia lërë djalit, por atë timen personale unë do ta mbështes vajzën deri në fund.

Moderatorja: Vetëm vajzës, jo djalit? Pse do bësh këtë ndarje?

Silvana Bushati: Sigurisht nëse do kem maksimumin, për të dy.

Moderatorja: Aq sa ke për ta ndarë, jo për ta ndarë mes të dyve?

Silvana Bushati: Vajza e ka më shumë të nevojshme në këtë kohë që ne jetojmë sot.

Moderatorja: Pra po më thua që vajzës do ia lësh pasurinë të jetë në dorën tënde dhe djalit jo që mos ta keqkuptoj?

Silvana Bushati: Atë pak pasuri që do kem personale po unë do ia lë vajzës.

Moderatorja: Nuk mendon se duhet të jetë edhe djali pjesë e trashëgimisë?

Silvana Bushati: Sigurisht që po, por duke menduar që unë kam një bashkëshort dhe ai ndoshta ka një ekonomi më të mirë se unë, do ia lë pa diskutim sepse unë jam veriore, djalit, unë timen do ia lë vajzës.

Moderatorja: Ka edhe një gjë që Silvana është e pamartuar, jam e saktë?

Silvana Bushati: Po.

Skënder Haklaj: Sa bukur për mua si verior të dëgjoj këtë. Ndërsa im bir, se unë nga djemtë kam katër nipa dhe një mbesë që e duam shumë. Im bir thotë kështu që të dy baras, djali dhe vajzës.

Silvana Bushati: Por duke qenë se unë nuk kam pranuar kurrë të kem një martesë me letra, të ligjshme. Kam një bashkëjetesë, unë mendoj që pasuria ime që kam unë personalisht është më e drejtë që t’i shkojë vajzës sepse është më e brishtë, do ketë shumë nevojë.

Advertisement