Sport
Silvinjo bën gati valixhen? Ja cila skuadër po negocion me brazilianin
Trajneri i ekipit kuqezi, braziliani Sylvinho ende nuk ka rinovuar kontratën, edhe pse FSHF ia ka ofruar këtë mundësi në tavolinë. Ai është nën orbitën e disa ekipeve, dhe ”Estoril Praia” është skuadra që po negocion për të bindur 50-vjeçarin.
Ekipi që e mbylli sezonin në vendin e 13 ka shprehur interes për Sylvinhon, madje ka gati dhe kushtet për të bindur ish-futbollistin e Barcelonës, Arsenalit e Manchester Cityt.
Në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nëse transferimi do të kryhet apo jo, por ka gjasa që tekniku të gjejë gjuhë të përbashkët edhe me FSHF.