Sport
Simons edhe një vit te Leipzig
Lajmi qarkullonte në ajër, por tani është zyrtar. Ksavi Simons do të qëndrojë te Lajpcigu dhe kjo u bë zyrtare. Lojtari, kartoni i të cilit zotërohet nga PSG-ja, do të jetë i huazuar edhe për 12 muaj.Për të dytin vit radhazi, Ksavi Simons do të vazhdojë të luajë për Lajpcigun. Me 10 gola në 43 ndeshje në sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet dhe 15 asiste, Ksavi Simons ka tërhequr vëmendjen në vitin e parë.
Pas Benjamin Sheshkos që pak javë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2029, Lajpcigu do të ketë kështu një tjetër lojtar në repartin e avancuar. Ksavi ka treguar kualitet edhe si titullar i Holandës në Europianin e Gjermanisë.Ai ka dhënë 3 asiste dhe 1 gol duke qenë asistuesi i dytë më i mirë i kompeticionit.