Connect with us

Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve: Më 20 tetor, protestë kombëtare

Më 20 tetor, Sindikata e Pedagogëve ka paralajmëruar se do të organizohet një protestë kombëtare, e cila nënkupton edhe bojkot të plotë. Lajmin e bëri të ditur kreu i sinditakës Sandër Kovaçi nga ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik.

“Të dashur kolegë, vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total. Përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tillë,” u shpreh Kovaçi.

Po ashtu, për pedagogët, sjellja në vëmendje e vettingut për pedagogët nga kryeministri në këtë kohë është formë shantazhimi. Kurse, të pyetur nëse janë kërcënuar me mesazhe për largim nga puna, pedagogët e pranuan se ka ndodhur si gjë, por u bënë thirrje kolegëve të tyre që të mos intimidohen nga veprime të tilla pasi janë të mbrojtur nga Konventa të ndryshme dhe Kodi i Punës.

 

Advertisement