Connect with us

Aktualitet

Sindikata e pedagogëve vazhdon bojkotin

Edhe në ditën e dytë të vitit të ri akademik nuk është zhvilluar mësim në të gjitha aulat e universiteteve. Një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike në vend janë në ditën e dytë të bojkotit, pasi kanë në drejtim të qeverisë një sërë kërkesash, sidomos për rritjen pagës. Drejtuesi i Sindikatës së Pedagogë bëri me dije sot se bojkoti i mësimit do të bëhet pa ndërprerje.

Duke falënderuar stafin deklaron vijimin e protestës edhe në ditët në vijim në mbështetje të peticionit që i kemi dërguar Qeverisë, vendosim ndërprerje të plotë të procesit mësimor gjatë gjithë ditës dhe duke u mbledhur çdo orë 10 para fakulteteve tona.

Vetëm përmes këtij qëndrimi do t’i rikthehet dinjiteti arsimit të lartë dhe universitetit në vend. Misioni akademik vazhdon.  Si mund të ngjallë shpresë një universitet në këtë lloj situate. Ndaj edhe rinia ikën”, tha Kovaçi. Të gjitha orët mësimore Do t’i zëvendësojmë. Performanca e universiteteve është shumë më e mirë krahasuar me gjendjen e mjerueshme të investimeve në vend”, tha ndër të tjera Kovaçi.

Advertisement