Connect with us

Shkrime

Sipas Bytyçit/ Vuçiç-Soros-Rama ‘rrëmbejnë’ minierat e Trepçes

Në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës  e Serbisë janë angazhuar Vuçiç, Soros dhe Rama për ndarjen e Kosovës. Kështu ka deklaruar analisti dhe historiani Enver Bytyçi, sipas të cilit kjo treshe ka përgatitur një plan që pasuritë e Kosovës t’i kalojnë Serbisë dhe pastaj t’i shfrytëzojë Soros.

“Senatorë amerikanë dhe departamenti  i Mbrojtjes këmbëngulin që pjesa e fajit qëndoron te pala serbe, kurse DASH fajësoi Kosovën me të tone të pazakonta. Kjo diskordancë qëndrimesh ka vetëm një burim dhe vetëm një; në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës  e Serbisë duket që janë angazhuar Vuçiç, Soros dhe Rama, teksa kanë paraqitur një plan që pasuritë e Kosovës, miniera e Trepçes, të mos jenë  pjesë e territorit të Kosovës dhe po bëjnë të pamundurën të realizojnë ndarjen e Kosovës dhe kalimin e pasurive të Kosovës nën sovranitetin e Serbisë dhe këto pasuri t’i shfrytëzojë Soros” – ka deklaruar Enver Bytyçi

Ai akuzoi edhe të dërguarin special të ish-presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grelle dhe ish-të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, se paguhen nga Serbia për të lobuar në funksion të interesave serbe dhe interesave të tyre vetjake.

“Grenell e Palmer janë pjesë e një kompanie që lobon për interesa serbe dhe është paguar me 1mln e 800 000 euro të deklaruara. Të dy këta të ngarkuar për zgjidhjen e konfliktit janë angazhuar në këtë kompani të paguar nga Beogradi, çka do të thotë që të dërguarit e SHBA janë të pabesueshëm për shkak të qëndrimeve pro serbe dhe kjo nuk vjen se janë në shërbim të Beogradit, por se shpresojnë që të përfitojnë personalisht. Nëse Soros administron minierat e Trepçes, secili prej tyre ka një kontratë me Soros rreth këtij administrimi përfshirë dhe Edi Ramën”. Ndërsa zbutjen e toneve nga i dërguari i SHBA gabriel Escobar, Bytyçi e shikon si pjesë të diplomacisë amerikane. “SHBA do të ulë tonet dhe do të ofrojë kulaçin në vend të kërbaçit se është pjesë e diplomacisë amerikane që me njerëzit që konfrontohen në fillim përdorin presionin pastaj përdorin paqen dhe një sjellje tjetër”.

 

Advertisement