Aktualitet
Situata e zjarreve në vend, 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri.
Nga te cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.
Vijojnë aktive vatrat në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojnë pune forcat e Adzm dhe te bashkisë për normalizimin e situatës.
Në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA.
Në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra.
Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.
U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:
në fshatin Dhores, bashkia Skrapar;
në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan;
në fshatin Sovjan, bashkia Maliq;
në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë;
në fshatin Saver, bashkia Lushnje;
në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë;
në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë,
ne fshatin Ndershen, bashkia Mirdite.
Për shuarjen e zjarreve gjate 24 oreve jane angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.
Janë angazhuar 255 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, sherbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.
Ndërhyrja e forcave operacionale ka qene e menjëhershme duke shmangur rrezikun e djegjes se banesave. Bashkia Dropull ne kete situate u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse.
Duke marre ne vleresim situatën e krijuar ne bashkinë Dropull është aktivizuar sistemi i Mekanizmit te Mbrojtjes Civile te Bashkimit Evropian (ERÇ), nga ku Greqia ka ofruar asistence ndërkombëtare me 2 avione per nderhyrje nga ajri.
Me nderhyrjen nga ajri dhe toka pergjate gjithe dites se djeshme edhe deri sot është bere e mundur mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe banoreve.
Sot ne oret e para te mengjesit ka filluar nderhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrise Mbrojtjes dhe dy avioneve te Qeverise Greke.
Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.