Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, foli për situatën në PD dhe sfidat e opozitës gjatë një interviste

Ai u shpreh se PD duhet t’u hapë dyert të rinjve dhe të gjejë mekanizma për bashkimin e të gjitha prurjeve brenda partisë.

Sipas tij, opozita ndodhet në kushte rezistence përballë një regjimi, duke përmendur edhe burgosjen e figurave kryesore. Salianji theksoi se do të vijojë aktivitetin politik dhe do ta çojë çështjen e dënimit të tij në Gjykatën e Strasburgut.

Ervin Salianji: PD po bën çdo gjë që në vend të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Duhet të jemi më frymëzues, ka shumë figura të PD kanë spikatur në zgjedhje dhe janë potencial për Partinë Demokratike. Të rinjve duhet t’ju hapet dera në PD. Duhen gjetur mekanizmat sesi të ketë ndërthurje të të gjithë brezave, kontributorëve, atyre që kanë mendime të ndryshme në parti, të bëhen bashkë të gjithë kundër këtij regjimi.

PD është partia më demokratike sot për sot në Shqipëri. Duhet të gjejmë mekanizmat që të rrëzojmë regjimin. Nuk ka zgjedhje e duhet të themi se opozita është në kushte rezistente, pasi është ‘burgosur’ Berisha, Meta ndodhet në qeli, u burgosa unë. Sa i përket dënimit tim, unë do e çoj tek Gjykata e Strasburgut, dhe gjatë kësaj kohe, derisa të merret vendimi, unë do jem në aktivitet politik.