Connect with us

Bota

Situata në Siri/ Putin zhvillon një bisedë telefonike me Ahmed Al-Sharaa

Presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar me presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmed Al-Sharaa të mërkurën në mes të përpjekjeve të Kremlin-it për të arritur një marrëveshje për të mbajtur bazat e tij në vendin e Lindjes së Mesme.

Të dy udhëheqësit patën një “shkëmbim “të plotë të pikëpamjeve mbi situatën aktuale në Siri sipas deklaratës së Kremlinit.

Gjatë bisedës Putin konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të ofruar ndihmë humanitare dhe diskutoi gjithashtu tregtinë, ekonominë dhe “negociatat e fundit në Damask” me homologun e tij.

Moska ka kërkuar të mbajë kontrollin e dy bazave jetike ushtarake në Siri  një port detar në Tartus dhe një aeroport në Hmeimim , pasi aleati i saj Bashar al-Assad u rrëzua muajin e kaluar nga ish-rebelët islamistë.

 

 

Objektet ushtarake kanë lejuar Rusinë të projektojë ndikim në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe humbja e tyre do të ishte një pengesë e rëndësishme strategjike për Kremlinin.

Advertisement