Connect with us

Aktualitet

Situata në vend, rreth 20 minuta nga mbyllja e procesit të votimit

Deri më tani sipas Kzaz 26, për bashkinë e Vorës kanë votuar 12.224 qytetarë. Ndërkohë që vjet në zgjedhjet e pjesshme në total kanë votuar  12.490 qytetarë.

Në Burrel kanë votuar 48 % e qytetarëve, Bulqiza 47%, ndërsa Klosi  41%.l

Në Sarandë kanë votuar   26.65 % e qytetarëve, përkatësisht 8766 persona.

Në Finiq 17.22 %, kanë votuar 1286, në Delvinë  29.10 %, kanë votuar 2268, kurse në Konispol  32.27 %, kan votuar 2045.

Në fshatin Gegë, bashkia Kuçovë në Kzaz 3494, janë 334 votues nga 943 në listë, ndërsa në Kzaz 3493 janë  254 votues nga 800 në listë.

Në fshatin Salckozare, të bashkisë Kuçovë janë Kzaz 3501 janë 145 votues nga 400 në listë, në Kzaz 3498 janë 228 votues nga 504 në listë.

Deri më tani në Gjirokastër kanë votuar 32.20%, ku në Dropull 23 .66%, në Përmet 32.69% dhe Memaliaj 33.44%, Tepelenë 36.08%, Këlcyrë 40.13 % dhe Libohovë 44.33%.

Advertisement