Rajon
Situata në veri/ Vuçiç informon Moskën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko dhe ka folur me të për përshkallëzimin e fundit të dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Sipas njoftimit per media, Vucic e ka informuar Moskën për ngjarjet në veri dhe shprehu shqetësimin për dhunën ekstreme dhe diskriminimin tinëzar ndaj serbëve.
Sipas presidentit serb, keto veprime kanë për qëllim ngritjen e tensioneve në të gjithë rajonin, prandaj kërkoi tërheqjen e menjëhershme të njësive speciale të Kurtit dhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar që do të garantonte sigurinë e serbëve në Kosovë
Nga ana tjetër, ambasadori rus deklaroi se “Vuçiç e sheh zgjidhjen e problemit të Kosovës në tërësi ekskluzivisht me ndihmën e diplomacisë dhe është i gatshëm për negociata. Në të njëjtën kohë, kjo kërkon arritjen e një neutraliteti vërtet më të madh të Perëndimit, dhe më e rëndësishmja, ndershmërinë e Perëndimit. Sipas Harçenko, Rusia e kupton gjithë seriozitetin e situatës dhe vëren rritjen e agresivitetit të Prishtinës, që mund të ketë pasoja të rënda.