Connect with us

Aktualitet

Situatë alarmante në Shëngjin, tymi mbulon zononën e portit, panik mes banorëve

Zjarri në Shëngjin po përhapet me shpejtësi duke vënë në rrezik disa banesa në lagjen e Portit dhe duke krijuar panik e frikë te banorët. Prej orësh, shërbimi zjarrfikës dhe banorët e zonës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

Për këtë situatë është kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopterin e ushtrisë “Cougar”, ndërsa nga Italia janë nisur dhe dy avionë, të cilët do t’i vijnë në ndihmë ekipeve emergjente në Shëngjin për të vënë flakët nën kontroll. Ndërkohë, Policia dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar pushuesve dhe banorëve të evakuohen nga zona e rrezikut.

Advertisement