Connect with us

Kosova

S’ka bashkim me Shqipërinë/ Kushti për marrëveshjen finale

Nebojsha Zelenoviç, bashkëkryetar i partisë “Zajedno” (Bashkë), e cila ka 8 deputetë në parlamentin e Serbisë, ka thënë se marrëveshja përfundimtare Serbi-Kosovë duhet të përmbajë kushtin e çmilitarizimit të kësaj të fundit si dhe moslejimin e bashkimit të saj me Shqipërinë pa marrë pëlqimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të vetë Serbisë për një gjë të tillë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai foli edhe për mundësinë që Serbia të pranojë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

“Ne duhet të fillojmë të kuptojmë realitetin në të cilin jetojmë. Kur është fjala për Kosovën, së pari duhet formimi i Asociacionit, pastaj duhet të zgjidhen çështjet e hapura pronësore të natyrës publike dhe private ndërmjet dy palëve, si dhe zgjidhje për statusin e së drejtës publike ndërkombëtare të kishës dhe monumenteve historike që janë thelbësore për identitetin e serbëve”.

Zelenoviç qartësoi se ai është për një marrëveshje finale dhe tha se partia e tij kërkon që Serbia të shkojë krah Perëndimit, duke zgjidhur sa më parë çështjen e Kosovës.

Advertisement