Kosova
S’ka gjenocid, ëndrra e Kosovës është që serbët të largohen
Drejtori i Qendrës “Simon Wiesenthal” nga Jeruzalemi, Efraim Zurof, tha për Kosova Online se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid dhe theksoi se është e qartë se ëndrra e Kosovës është që serbët të largohen.
“Unë nuk jam njohës i situatës për pozitën e serbëve në Kosovë dhe e kam shumë të vështirë të bëj një deklaratë serioze. Por është e qartë se ëndrra e Kosovës është që serbët të shpërngulen”- deklaroi Zurof qe gjithashtu
vlerësoi se është e rëndësishme që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të diskutohet sërish për situatën e vështirë të komunitetit serb.
Ai theksoi se autoritetet në Prishtinë nuk kanë asnjë argument se ndaj popullit të tyre është kryer një krim në rangun e gjenocidit dhe se kjo vlen edhe për Beogradin.
“Është e rëndësishme që OKB të jetë e vetëdijshme për atë që po ndodh në Kosovë dhe diskriminimin që u bëhet serbëve atje. Por nuk ka asnjë bazë për një padi për gjenocid. Nuk ka gjenocid në Kosovë, të paktën jo deri tani. Dhe shpresoj që të mos ndodhë kurrë” – theksoi Zurof.
I pyetur për të komentuar faktin se shtëpia e Xhafer Devës ishte vendosur në Listën e Monumenteve të Kulturës së Mbrojtjes së Përhershme të Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, por tani me emrin “Infermieria e Vjetër”, Zurof tha se kjo ka dërguar mesazhin më të keq të mundshëm.
“Duke e rinovuar atë shtëpi në një qendër kulturore, ata po dërgojnë mesazhin më të keq të mundshëm. Deva ishte bashkëpunëtor i nazistëve, ishte i përfshirë në dëbimin e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë. Ai nuk meriton të lavdërohet, por të dënohet” – potencoi Zurof.