Connect with us

Rajon

S’ka karrige për Kosovën/ Drecun: Kina dhe Rusia nuk do ta pranojnë Kosovën në OKB

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka folur për procedurën e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai tha për Kuririn serb se nëse do të mbërrinte propozimi për hyrjen e Kosovës në OKB, Rusia dhe Kina do të vendosnin veto ndaj një rekomandimi të tillë.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ai që jep mendimin e tij nëse propozimi do të shkojë në Asamblenë e Përgjithshme për miratim. Këshilli i Sigurimit vendos me shumicë votash, por kërkohet pëlqimi i të gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëse propozimi do të shkonte në Asamblenë e Përgjithshme, aty do të vendosnin dy të tretat për të”, tha Drecun, teksa dhe shtoi: Serbia me asnjë çmim nuk do ta pranojë Kosovën në OKB.

Advertisement