Connect with us

Rajon

S’ka konflikt…Kurti thjesht po zbaton qëllimet e Perëndimit

Kreu i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovë-n, Milovan Drecun tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thjesht po zbaton qëllimet e Perëndimit, duke përfshirë synimin që Serbia ta njohë Kosovën si shtet.

“Ne ende nuk e kuptojmë se Perëndimi politik është ende në luftë me Serbinë dhe se gjithçka që po ndodh tani është vazhdim i bombardimeve kriminale të NATO-s, por veshur me një mbulesë tjetër” –  tha Drecun në TV Pink.

“Kurti është një mjet dhe instrument për zbatimin e kërkesave dhe interesave të SHBA-BE. Dallimi i vetëm midis Prishtinës dhe Perëndimit sot është në disa lëvizje taktike, ndërsa gjithçka tjetër është e përbashkët” – theksoi Kreu i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovë-n

Drecun gjithashtu u shpreh se “Perëndimi dhe Kurti kanë synim identik, njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Kryeministri Albin Kurti nuk po e fsheh këtë fakt. Ai dëshiron ta fusë shtetin e rremë edhe në OKB, sepse pa këtë, ata në asnjë mënyrë nuk mund të kenë një Kosovë në kapacitet të plotë në aspektin e ligjit ndërkombëtar dhe nuk mund ta bëjnë këtë pa arritjen e një lloj marrëveshjeje përfundimtare me Beogradin” – Deklaroi Milovan Drecun.

Advertisement