Kosova
S’ka Kosovë të pavarur dhe shtet/ Vuçiç: Nuk do ta keni
Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se është ‘shumë i shqetësuar’ për situatën në Kosovë, sepse Serbia do të jetë ‘gjithmonë ajo fajtore’ për çfarëdo që të bëjë, dhe se ‘nuk do ta ketë Kosovën e pavarur’.
“Serbët në veri iu dhanë autoriteteve në Kosovë ultimatum për deri në datën 1 qershor që ata të ndalojnë provokimet. Jam shumë i shqetësuar sepse nuk e di se çfarë lëvizjesh të reja do vijnë nga Prishtina. Gjithashtu e di se sa për ndërkombëtarët, fajtore do jetë gjithmonë Serbia, sepse Kosova është fëmija I tyre dhe nuk qortohet” – ka deklaruar Vucic, teksa dhe shtoi:
“Dua ta dini se asgjë që po ndodh sot nuk është rastësi dhe se ata presin që ne tjua dorëzojmë atyre Kosovën në pjatë argjendi. Kur e pane që ne nuk kemi ndermend të dorëzohemi, ata filluan të shkaktojnë probleme”
Presidenti Vucic u shpreh gjithashtu se shumë njerëz në SHBA akuzojnë Serbinë se mban lidhje me rusët e kinezët.
“Por ne nuk ia japim Serbinë, as më të fuqishmit, sepse ajo është gjithcka. Nuk do t’i lëmë atyre ta bëjnë Kosovën të pavarur, askush nuk mund të na thotë se kujt do duhet ti vendosim sanksione. Kam udhëhequr një politikë të pavarur, një politikë të Serbisë sovrane. Ju vazhdoni të na goditni, por Serbinë nuk do ta thyeni” – deklaroi presidenti serb