Connect with us

Kosova

S’ka marrëveshje? Ka luftë!/ Opinioni i profesorit të shkencave politike 

Profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka folur në lidhje me takimet që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë më 26 tetor në Bruksel me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai gjithashtu u shpreh se shpreson që do të ketë marrëveshje, dhe në të kundërt paralajmëroi se do të ketë luftë.

“Nuk e di realisht se çfarë do të ndodhë pasi nuk jam në mendjen e Albin Kurtit dhe Vuçiçiçit dhe s’e di çfarë dokumenti do gjejnë ata në tavolinë,  por të shpresojmë se do të ketë zhvillime positive në lidhje me marrëveshjen. Na mbetet vetëm të kapemi pas shpresës, pasi në të kundërt, do ti afrohemi edhe më shumë luftës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pesë emisarëve perëndimorë për takim me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Lajmi u konfirmua nga Zyra e Kryeministrit, ku u theksua edhe se Blloku Europian ka propozuar plan të ri që përfshin një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7.

Sipas zëdhësit të i BE-së, Peter Stano, Unioni ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve.

Advertisement