Connect with us

LAJMI I FUNDIT

S’ka marrëveshje Kosovë – Serbi/ Borell e konfirmon

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar shkurt pas takimeve që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku tha se palët nuk ishin të gatshme që të pajtohen për Marrëveshjen Bazë, duke shtuar se kishin parakushte. Ai po ashtu ka thënë se synojnë t’i afrojnë palët edhe drejt marrëveshjes, përfshirë edhe Asociacionin.

”Pasi kemi dënuar veprimet terroriste në very të Kosovës, sot jemi takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe pastaj me presidentin Aleksander Vuçiç për të diskutuar për situatën dhe për të shpjeguar se rruga e vetme përpara është normalizimi përmes dialogut dhe se Bashkimi Europian kërkon normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve. Kemi pasur një pengesë të madhe që ka të bëjë me formimin e Asociacionit në Kosovë dhe në mënyrë që t’i afrojmë palët drejt një marrëveshje, ne ofruam një propozim të balancuar dhe evropian për Asociacionin dhe insistuam te palët që ta marrin këtë rast që do të ishte hap i madh përpara” – deklaroi Borrell I cili theksoi:

“Për fat të keq, palët nuk ishin të gatshme të pajtohen me këtë pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër dhe në fund, ne kërkuam palët që seriozisht të angazhohen në procesin e normalizimit që mund të bëhet vetëm nëpërmjet dialogut, sepse është mënyra e vetme që të avancojnë në rrugën evropiane. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për arritjen e një marrëveshjeje, por sot për fat të keq, nuk ishte e mundur pa parakushte nga njëra palë që ishte e papranueshme nga pala tjetër”, ka deklaruar Kryediplomati Borrell.

Advertisement