Kosova
S’ka progress/ NATO me kritika, Kurti me hatërmbetje
Thomas Goffes, ndihmës sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ka qëndruar në Kosovës, ku mes tjerash është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Në një njoftim të Zyrës së Kurtit, thuhet se kryeministri i foli ndihmës sekretarit të NATO-s për situatën e sigurisë dhe ngjarjet që kanë ndodhur që nga 5 nëntori i vitit të kaluar në veri të Kosovës.
Madje, Kurti kishte edhe një kërkesë direkte për Goffes-in e që lidhej me disa raportimet se Kisha ortodokse serbe është duke kontrabanduar armatim përmes ambulancave si dhe një “hatërmbetje” në lidhje me mungesën e qartësisë së KFOR-it rreth rrëmbimit të tre policëve nga ana e Serbisë.
Nga ana e tij, zyrtari i larte i NATO-s theksoi se ka ardhur në Kosovë për të konfirmuar qëllimin e Aleances për paqe e stabilitet.