Connect with us

Rajon

Skandal në Maqedoni/ Rojet e Mickoskit nën pranga për bashkëpunim me mafian!

Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se të martën është arrestuar një anëtari të sigurisë së kryeministrit Hristijan Mickoski, për shkak të lidhjeve me persona të botës së krimit.

Bëhet fjalë për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Angelo Samarakov, i cili, sipas raportimeve, është arrestuar për dhënien e të dhënave konfidenciale personave nga lagjja Grçec e Shkupit, e njohur për praninë e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar.

Kjo nuk është hera e parë që një anëtar i sigurisë së Mickoskit është i përfshirë në një incident të rëndë.

Vetëm disa muaj më parë, shefi i sigurisë së tij, Ivica B., ka sulmuar fizikisht një koleg polic që ishte në detyrë në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacionit të disponueshëm në atë kohë, policia kishte dashur të kontrollonte një lokal të njohur në Shkup, për të cilin dyshohej se ishte i lidhur me trafikun e drogës. Ivica B., i cili ishte i pranishëm në lokal, dyshohet se ka tentuar të pengojë aksionin, dhe pas incidentit është arrestuar.

Advertisement