Aktualitet
SKANDAL PËR “GUINNESS”!
Nga Leonard Karaja
SKANDAL PËR “GUINNESS”!
Arrestohet avokati se tregoi “live” manipulimin e provës së bërë nga prokuroria


Dhe për turpin e vet, gjyqtarja bën sehir, ose më keq akoma, “kërcënon” avokatin…
…në fakt sot në burg duhej të ishte ai palo-prokuror”….POR, fatkeqësisht jetojmë në kohën kur:
– “…afërmendsh, gjykata bën çfarë kërkon prokurori” – (dhe në 99% të rasteve është fiks kështu)
– Jetojmë në kohën kur gjyqtari dhe prokurori hyjnë në gjykatë nga e njëjta derë, nga e prapa!
(…në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh kjo gjë, as në Afrikë…sepse që aty tregohet se nuk ka barazi në sallën e gjyqit, dhe ca më pak, mes prokurorit dhe avokatit)
– Jetojmë në kohën kur, gjyqtari dhe prokurori, edhe mund të mos paraqiten në sallë dhe gjyqi shtyhet, ndërsa kur mungon avokati, ky i fundit zëvendësohet
– Jetojmë në kohën kur gjyqtari merr në telefon prokurorin, kur nuk e sheh në sallë dhe i thotë: “do vish, se kemi gjyq…”
…sjellje e tmerrshme

!!! Ndërsa, avokatit, përveçse pret me orë të tëra në korridor, në fund i thuhet: “nuk ka gjyq sot se nuk është gjyqtari ose prokurori”
– Jetojmë në kohën kur gjykata është bërë zyrë noterie e masave shtrënguese që kërkon prokurori…
– Jetojmë në kohën, kur fillimisht të fusin në burg, pastaj “të qepet” dosja… dhe më e tmerrshmja është se të gjithë e dinë, dhe askush nuk reagon…
– Jetojmë në kohën kur Arianit Çela na duket “më profesionist” dhe “format e tija hetimore”, më ligjore

P.S. – Mos i ngacmoni ata të Dhomës së Avokatisë”, se e dielë hesapi… janë pushim!