Connect with us

Sport

Skandal seksual te Serbia, futbollistët grushta me njëri tjetrin

Serbia dhe Zvicra luajnë të premte në 20:00 për të siguruar një biletë në fazën e 1/8 në Kupën e Botës. Përpara kësaj finaleje “24sata.hr” në Kroaci bën me dije se ballkanasit janë përfshirë në një skandal të madh seksual. Burimet për medien në fjalë tregojnë për lidhje të dyshuara të futbollistëve me të dashurat e njëri-tjetrit.

Mesazhet që dalin nga kampi i Serbisë tregojnë për një klimë të tensionuar para ndeshjes me Zvicrën. “Janë duke qarkulluar mesazhe se disa futbollistë kanë lidhje me të dashurat e shokëve të skuadrës. Kjo dyshohet se ka çuar në një sherr në stërvitje. Ka një kaos të përgjithshëm dhe të gjithë flasin vetëm për këtë”, bën me dije “24sata”.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Federata e Futbollit në Serbi, teksa lojtarët vijojnë të jenë në grumbullim për ndeshjen me Zvicrën.
Advertisement