Connect with us

Politike

Skandali i Gjicit/ Qytetarët e Kukësit zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë

Sot qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas videskandalit seksual me Safet Gjicin, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë.

Janë 45 mijë e 946 qytetarë të Kukësit që do të hedhin votën për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Procesi do zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.

Në këto zgjedhje të pjesshme do të ketë një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa i dyti renditet Emri Vata, që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Në gjysmën e qendrave të votimit, katër anëtarë I përkasin Partisë Socialiste, dy PD-së zyrtare të Lulzim Bashës, i cili nuk ka kandidatë në këto zgjedhje dhe një anëtar Partisë së Lirisë.

Në 37 qendrat e tjera konfigurimi është me 3 anëtarë të PS, 3 nga PD-ja dhe një anëtar nga PL-ja. Përsëritja e zgjedhjeve në Kukës do të na kushtojë 250 milionë lekë të vjetra.

Kujotjmë që më 14 maj, në Kukës morën pjesë gati 52 % e atyre që kishin të drejtë. Safet Gjici u shpall fitues me 2 mijë vota më shumë, përballë kandidatit të Berishës Admir Sinamati.

Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë për korrupsion pasiv. Dyshohet se ai favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve.

Policia ka marrë në ruajtje 74 qendrat e votimit në për zgjedhjet në Kukës. Mësohet se policia ka marr në ruajtje dhe KZAZ-të, në mënyrë që të garantohet rendi dhe siguria publike.

“Në kuadër të masave të marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës dhe Komisariati i Policisë Kukës, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, njoftojmë se përfundoi marrja në ruajtje nga punonjësit e Policisë, e 74 qendrave të votimit (QV) dhe e KZAZ-së”, njofton policia.

Advertisement