Connect with us

Aktualitet

Skandali i mishit me salmonelë/ Protestë nga qytetarët para AKU

Pas daljes në dritë të skandalit ushqimor me 19 ton mish pule me salmonelë të importuar nga Brazili në vendin tonë, frika e konsumatorëve është rritur. Konsumatorët kërkojnë drejtësi dhe llogari nga organet përgjegjëse. Në lidhje me rastin një qëndrim do të mbahet para godinës së Agjensisë Kombetare të Ushqimit në orën 14:30.

AKU, pas publikimit të skandalit, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, pranoi faktet. Ngarkesa e dyshimtë ka mbërritur në Portin e Durrësit më 11 mars 2025 dhe është marrë nga kompania ‘Dimal Inc’, një subjekt i themeluar në vitin 2019 nga Mondi Goxha, një nga të akuzuarit kryesorë në këtë çështje. Mostrat janë marrë vetëm pak ditë më vonë nga ana e agjentëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Drejtori i Menaxhimit të Riskut në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Martin Jorgaqi se pasi u konstatua mishi i pulës me salmonelë, kompania nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka dhënë informacion të saktë rreth faturave, se në cilat pika shitjesh u shpërnda ky produkt.

19 ton mish pule me salmonelë janë importuar nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Në lidhje me rastin në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i ‘dimal’ dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari.

Advertisement