Connect with us

Bota

Skandali me GPS e bllokuar në avionin e Von der Leyen/ Bullgaria tërhiqet: Asgjë e pazakontë, nuk do hetojmë

Bullgaria nuk do të nisë një hetim për bllokimin e sinjalit të GPS-it në aeroplanin që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të dielën, tha kryeministri bullgar të dielën.

“Nuk ka arsye për të nisur një hetim“, tha Rosen Zhelyaskov, duke shtuar se bllokimi nuk ishte “klasifikuar si një kërcënim hibrid ose kibernetik” në një intervistë me gazetarët në Burgas.

“Që kur filloi lufta me Ukrainën, ne kemi monitoruar atë që quhet luftë elektronike”, tha sot kryeministri bullgar. “Ky bllokim nuk synon ndonjë avion specifik”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asgjë të pazakontë: për fat të keq, është një nga pasojat e konflikteve të tilla ushtarake”.

Të hënën, një zëdhënës i Von der Leyen konfirmoi se aeroplani në të cilin ajo ndodhej pësoi “bllokim të sinjalit GPS”, pas mbërritjes së saj në Bullgari të dielën. Ajo tha se Rusia mund të jetë pas incidentit.

Qeveria bullgare tha të hënën se sinjali GPS humbi gjatë fazës së afrimit në aeroportin e Plovdivit, por se siguria e uljes nuk u kompromentua dhe se u krye pa vështirësi.

Vizita e Von der Leyen në Bullgari ishte pjesë e një turneu në krahun lindor të Bashkimit Evropian, ku ajo inspektoi një fabrikë që prodhon municione për Ukrainën.

Advertisement