Connect with us

Aktualitet

Skandali me kreditë/ Apeli liron nga burgu 2 të arrestuar, 2 të tjerave u heq “arrestin shtëpiak” (EMRAT)

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë për katër persona nën hetim në lidhje me skandalin e mikrokredive.

Më konkretisht ka liruar nga burgu shtetasin Alber Gega, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”. Po ashtu nga burgu është liruar dhe shtetasi Edmind Mato, të cilit i është ndryshuar masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në caktimin e masës “detyrim paraqitje”.

Po ashtu, edhe dy shtetaseve u është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Bëhet fjalë për shtetaset Jorsida Dervishi dhe Alketa Tanushi.

Prokurore e çështjes në Apel ka qenë Arta Marku, teksa vendimi është marrë nga gjyqtarja Elona Toro.

Ndërkohë që për këtë dosje vijojnë të mbeten në burg shtetasit Arben Meskuti dhe Aldo Daka, ndërsa në “Arrest shtëpie” shtetaset Kejda Seferi dhe Elda Ibro. Policia vijon kërkimet për kapjen e shtetasit Alban Kote.

Kujtojmë se arrestimet për këtë çështje janë lëshuar në lidhje me kallëzimin penal të bërë në vitin 2020 nga Ministria e Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

4 mijë kredi të keqija që u blenë nga një bankë e nivelit të dytë me vlerë totale rreth 7.2 milion euro u përdorën për një skemë shtrënguese ku u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Advertisement