Connect with us

Aktualitet

Skandali në Onkologjik, ka një pajisje që nuk vihet në punë

Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se luftën e kemi me kancerin dhe jo me nuk mesazhet e mjekëve të Onkologjikut, të cilët deklaronin se me paratë e operacioneve do të shkonin me pushime në Maldive.

Ai ka theksuar se në Onkologjik ka një pajisje që është e mbyllur dhe nuk vihet në punë, prandaj duhet kërkuar arsyeja pse nuk vihet në përdorim.

Sipas mjekut, ata njerëz që nuk kanë marrë kurën se kjo pajisije nuk është në punë, kanë të drejtë të kërkojnë një dëmshpërblim.

“Nëse burimi i të ardhurave është ligjor në një diskutim informal, këtu nuk ka asgjë për t’u diskutuar, nëse është jo ligjor, atëherë po. Ne nuk mund të marrim tre mesazhe t’i nxjerrim në TV dhe ato mesazhe do mbulojnë një vatër rrezatimi që është aty me vite.

Unë di të them që aty ka një pajisje që është hala e mbyllur dhe nuk vihet në punë. Tani nuk e di askush që ajo nuk vihet në punë. Ata njerëz që nuk kanë marrë kurën se kjo pajisije nuk është në punë, a nuk kanë një të drejtë të kërkojnë një dëmshpërblim, një dëm moral minimumi.

Do të kishte qene shumë e ndershme nga zonja ministre që sot mos të dilte dhe të thoshte që do bëjmë hetim administrativ. Unë e kuptoj që ajo vjen nga administrata publike dhe këtu i shkon mendja, po ne vijmë nga mjekësia dhe kemi hall tjetër”

 

Advertisement