Politike
Skandali seksual i Gjicit dhe dosja Ahmetaj/ Rama: Mesazhit tim…
Pas përfundimit të takimit informal me liderët e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me gazetarët.
Gjatë konferencës kreu i qeverisë u pyet në lidhje me zhvillimet e fundit të drejtësisë që kanë prekur ish-bashkëpunëtorët e tij socialistë, konkretisht Safet Gjici, Rrahman Rraja dhe Arben Ahmetaj, emrat e të cilëve janë përmendur gjerësisht për problemet dhe lidhjet me ngjarjet e jashtëligjshme.
Rama u shpreh se për të gjitha këto pyetje “duhet të klikojnë” në faqen e tij në Facebook, ku sipas tij përmes një mesazhi për shqiptarët ai ka dhënë përgjigje për të gjitha.
“Për të gjitha këto pyetje duhet të klikoni në faqen time në Facebook dhe t’i referoheni mesazhit tim për shqiptarët ku këto pyetje edhe më shumë kanë marrë përgjigje. Edhe për Rrajën duhet të klikoni në faqen time dhe t’i referoheni mesazhit për shqiptarët, aty e keni përgjigjen”, u shpreh Rama.