Connect with us

Shkrime

Skandali te Onkologjiku, e frikshme dhe rrënqethëse

Nga Marin Mema

Është revoltë e jo habi! Revoltë! Nuk di çfarë emri ti vë rastit tek Onkologjiku! Nuk e di!

Është e frikshme, rrënqethëse!

Si mundet të luash e të bësh pazar me jetët e njerëzve në këtë formë, me ata njerëz që shohin me sytë nga qielli për të jetuar!

Si mundet të luash me shpresën e tyre!? Sa njerëz nuk kanë mundur ti marrin ato shërbime! Ju jeni përbindsha se njerëz kurrë jo!

Nuk ju gjej dot as emër! Jeni fryrë e pasuruar duke luajtur me jetën, hapeni me luksin e ngritur mbi lotët! Çdo pasuri e këtyre e gjithë të tjerëve duhet të kalojë në sitë! Të gjithëve! Ka 30 vjet që e kanë bërë pazar… me pasuritë që i shtojnë në mjekësi e kudo!

Boll more e mbytët këtë popull! Boll! Ps : Nuk është habi aspak, por revoltë! Revoltë që del nga shpirti!

E duhet revoltën ta çojmë jashtë komenteve të thjeshta në rrjete sociale sepse këto realitete i vuajmë të gjithë!

Advertisement