Connect with us

Aktualitet

Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Gashi lirohet nga arresti shtëpiak me garanci pasurore

Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën e sigurisë për Edmond Gashin, mjekun e përfshirë në skandalin te Spitali Onkologjik.

Gashi është liruar me garanci pasurore 20 mln lekë, ndërsa po ashtu i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit. Ai kishte bërë bashkë me personat e tjerë të përfshirë në skandalin e Onkologjikut kërkuan më 16 shtator që t’ju hiqet masa e arrestit shtëpiak.

Skandali te Onkologjiku

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

Advertisement