Connect with us

Politike

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT, mjekët pagesë sipas performancës

Pas skandalit të QSUT, ku mjekët e Onkologjikut drejtponin pacientët me tumor në klinikën private të Edmond Gashit, kryeministri Rama ka mbledhur në takim shefat e QSUT, ku u prezantuan edhe ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut.

Rama tha se do ngrihen grupe pune me menaxherë të huaj për të asistuar drejtoreshën e QSUT dhe shefat e tjerë dhe do garantohet autonomia spitalore. Rama tha se kështu mjekët do të paguhen sipas performancës.

“Ndryshimet e propozuara nga grupi i punës në ministri janë hapa të duhur në drejtimin e duhur, Historia e shefave të departamenteve dhe drejtuesve të spitaleve që i shërbejnë edhe sistemit publik dhe kanë në pronë apo janë në punë edhe në shërbimin privat, është një histori që e dimë mirë nga vjen. Nga historia e kalimit nga një sistem shëndetësor i centralizuar i të shkuarës në një sistem shëndetësor ku hyri në mes kapitalizmi dhe nga mungesa e çdo baze për të ndërtuar një sistem autonomie spitalore që i garanton mjekëve profesionistë që të shpërblehen përtej tavaneve të pagave, por në bazë të performancës. Grup menaxherësh të huaj për të asistuar nga afërt drejtuesit e spitaleve të kësaj qendre që të garantojmë hapjen e kapitullit të shumë pritur të autonomisë spitalore, që kjo qendër do duhet ta ketë dhe që kësaj qendre do duhet t’i japë fleksibilitetin për ti shpërblyer profesionistët sipas meritës.

Veprimtaria kriminale e atyre nuk e hedh dot poshtë përpjekjen tonë për ta shndërruar sistemin shëndetësor nga ngrehina e gjetur në një sistem shërbimesh funksionale. Përkundrazi kjo që ndodh në këto momente na bën edhe më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma”, tha Rama.

Advertisement