Connect with us

Politike

SKEDA/ Beteja politike e paparashikueshme për 11 mandatet e Qarkut Shkodër

Qarku i Shkodrës i njohur historikisht si një bastion i djathtë, sot është një ndër qarqet me të polarizuara sa i takon ofertës politike.

Në parlament ky qark do të çojë 11 deputetë, 6 prej të cilëve në 2021-shin ishin produkt i opozitës së bashkuar, ndërsa fronti i majtë përfaqësohej nga vetëm 5 ligjvënës, 3 nën logon e PS, dhe 2 nga PSD-ja e Tom Doshit me një ndikim të fortë elektoral në zonë.

Ndarja e mandateve në 2021-shin, Shkodër
PD-5 Mandate
LSI-1 Mandat
PS-3 Mandate
PSD-2 Mandate

Rrugës, socialistët “rekrutuan” Agron Çelën, deputet i LSI-së dhe biznesmen i njohur në Shkodër. Ndërsa në zgjedhjet vendore të 2023 fituan për herë të parë bashkinë e Shkodrës me një tjetër ish-opozitar, Benet Becin duke rritur ndjeshëm ndikimin e tyre elektoral.

Por Tom Doshi, i cili ka mbështetur hapur socialistët, bëri çmos t’u vinte në dukje atyre, se pesha e partisë së tij, nuk mund të anashkalohet; herë me deklarata e herë me bllokime në Këshillin bashkiak.

Në Shkodër, PS-ja ia besoi drejtimin e fushatës Benet Becit, kryetarit të bashkisë që u solli për herë të parë fitoren, ndërsa në listë të mbyllur spikasin Neomalësorja dhe vajza e ish-deputetit të LSI-së, Agron Çela, Xhenis Çelën që konfirmon vazhdimësinë e aleancës.

Lista e mbyllur, PS Shkodër
1.Marjana Koçeku
2.Onid Bejleri
3.Xhenis Çela
4.Bujar Rexha

Ndërsa PD kërkon të rifitojë Shkodrën me Luçiano Boçin, I importuar nga Elbasani. Berisha e shpërbleu me një vend të sigurt në listë së bashku me dy besnikë të tjerë, Greta Bardelin dhe Ramadan Likën.

1.Luçiano Boçi
2.Kliti Hoti
3.Greta Bardeli
4.Ramadan Lika

4 deputetë nga secila forcë janë në listë të mbyllur, të tjerët do të duhet të luftojnë për 1 ose 2 mandate.

Këtë herë në forcë numërohen edhe emigratët, ndikimi i të cilëve në rezultat mbetet një e panjohur.

Numri i zgjedhësve    261.579
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 2021-shit   41.86%
Numri i emigrantëve të regjistruar 17,452
Advertisement