Kronike
Skedinat online, ‘bëhet nami’ me të arrestuar…
Megjithëse debati për të rikthyer bastet sportive online është konkretizuar dhe kryeministri Rama ka thërritur në dëgjesë publike drejtuesit e federatave sportive, çdo javë policia arreston qytetarë që konstatohen duke vendosur skedina në celular në faqe të ndryshme online.
Pavarësisht se ky aktivitet është i paligjshëm në Shqipëri, shumë persona operojnë me baste online në faqe që serverat nuk i kanë të regjistruar në Shqipëri.
Në rastin e fundit policia ka konstatuar faqet bet 77 dhe vox 365. Të arrestuarit kanë pasur akses nëpërmjet një useri duke vendosur baste online kundrejt pagesës që e bënin me kartë. Në telefonat e të arrestuarve është gjetur një listë e gjatë personash që kanë vendosur skedina deri në 500 mije lek të rinj.
NTV.AL mëson se deri në tetor, policia ka evidentuar 190 raste të vendosjes së basteve sportive online dhe ka arrestuar 140 persona dhe më shumë se 200 të tjerë janë proceduar në gjendje të lire.