Connect with us

Aktualitet

Skenarë me dedektivë/ Fuga për aksionin e opozitës

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka komentuar aksionin e opozitës, që ditët e fundit ka paralajmëruar përshkallëzim. Fuga shtron pyetjen nëse ‘ka opozita këllqe për këto skenarë me dedektiva’, sic i quan ai. Me anë të një postimi në Facebook, Fuga shkruan se postet e fituara me zgjedhje s’mund të mbahen më shumë se dy mandate.

“Ka këllqe opozita, cilado qoftë ajo, e vërteta, ajo prej gjasme, ajo gjysmegjasme, opozita sipas hallit, opozita pa opozitare, opozita e studiove televizive, opozita grindavece, opozita e miliardereve, opozita e opozitës, etj., t’i leje skenaret me dedektiva dhe te shpalli këtë? Ne republikën e Shqipërisë te gjitha postet politike ne administrate, postet shtetërore te fituara me zgjedhje ose me emërim, publike, ose gjysme publike, mund te mbahen jo me shume se dy mandate, dhe ne raste te caktuara me ligj, vetëm një mandat, pa te drejte përsëritjeje. Ka këllqe dhe vullnet? Nëse nuk ka, te n’a lënë te shtyjmë jetën si dimë vete, rrakazhdraka, te pakten te n’a rrine veshet rehat”, shkruan Artan Fuga.

Advertisement