Politike
Skënder Minxhozi: Ishte vandalizëm, jo mosbindje civil
Analisti Skënder Minxhozi thotë se djegia e selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e opozitës, është një akt që dëmton demokracinë.
Minxhozi u shpreh se selitë politike nuk do duhen të preken. Sipas tij, Berisha ka pritur të shpërthejë një ngjarje, pas akuzës së SPAK për çështjen “Partizani”.
Skënder Minxhozi: Kanë premtuar mosbindje civile prej sot e tutje pa afat. Por unë besoj se tek parlamenti do të jetë goditja e fundit. Kjo djegia e selisë së partisë, ka një simbolikë. I prish punë demokracisë shqiptare. Është dhënë një mesazh që nuk do duhej të jepej. Shtëpitë politike nuk do duhen të preken. Kjo është vandalizëm, jo mosbindje civile. Kanë vota, por nuk kanë protestues. Berisha mezi ka pritur një ngjarje, që të shpërthente diçka të tillë, po kërkonte të acaronte marrëdhëniet me SPAK dhe qeverinë. Doli dhe akuza zyrtare për Berishën për çështjen Partizani. Berisha, ngjarjen e Salianjit e kapi në ajër dhe u fsheh për të krijuar një ngjarje kombëtare që është protesta e sotme.