Connect with us

Kronike

Skenë e dhimbshme/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë tek vendi i quajtur Ekspozita.

Sipas informacioneve paraprake, një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë elektrike.

Si pasojë e përplasjes, viktima ka humbur jetën në vendngjarje. Ajo është Athina Bushi, banore e Tiranës, raporton noa.al.

Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e autobotit.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Momentet kur familjarët afrohen tek e ndjera

Advertisement