Rajon
Horror/ Shqiptari pritet në fyt me sharrë elektrike
Horror në Greqi! Një person është gjetur i vdekur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Greqi, ndërkohë që mendohet se viktima është shtetas shqiptar.
Media greke Protothema.gr shkruan se shqiptari, rreth 35 vjeç, është gjetur i vdekur me prerje në fyt. Mendohet se prerja është shkaktuar nga një sharrë elektrike me motor.
Policia po heton rreth rastit në fjalë dhe identifikimit të viktimës.