Connect with us

Kronike

S’kishin paguar dritat/ 3 shqiptarët kapen në ‘shtëpi bari’ (EMRAT)

Tre shqiptarë të cilët kujdeseshin për një ‘shtëpi bari’ në Angli, janë zbuluar nga policia në një mënyrë jo të zakonshme.

Mediat britanike shkruajnë se ‘laboratori’ i drogës, me kanabis që kapte vlerën e mbi 1.5 milionë funtesh, ra në duart e policisë rastësisht, pasi përfaqësues të kompanisë energjetike shkuan për të marrë paratë e faturave energjetike që nuk ishin paguar.

Dritan Meta , 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elazaj, 38 vjeç, janë tre të arrestuarit të cilët tashmë do të përballen me autoritetet britanike.

Kompania e energjisë, SSE, dërgoi një përfaqësues në një pronë në Masons Road, Oxford, pasi nuk kishte paguar faturat e saj. Por me të mbërritur, ai pa bimë kanabisi kudo dhe më pas njoftoi policinë.

Advertisement