Connect with us

Kronike

Skllave për vite nga shqiptarët/ Rrëfimet tronditëse të grave

Një burrë shqiptar dhe katër djemtë e tij do të gjykohen në Zvicër nga e hëna për shkak se dyshohet se kanë kontrabanduar në Zvicër disa vajza nga viset shqiptare.

Ato janë mbajtur të izoluara si skllave me vite të tëra dhe kanë qenë të detyruara t’ua lajnë edhe këmbët burrave të tyre patriarkalë dhe të dhunshëm. Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori.

Më 24 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi. Është e mundshme që Adem J. (emri i ndryshuar) dhe katër djemtë e tij të dënohen me burg shumëvjeçar, madje deri në 20 vjet. Procesi gjyqësor kundër tyre fillon këtë të hënë në Moutier, në kantonin Jura, jo larg Bernit, kryeqytetit të Zvicrës.

Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori dhe do të mund të bartte këtë titull: “Rrahje, dhunime, terror psikik, izolim: katër gra shqiptare në një familje në Zvicër”.

Gazeta “Tages Anzeiger” e ka rekonstruktuar rastin duke u bazuar në aktakuzë. Është një shembull i dhunës patriarkale dhe i terrorit toksik të burrave.

Për shembull rasti i Dritës (emri i ndryshuar). Në vitin 2007 ajo pas një udhëtimi disaditor arriti në Zvicër – ilegalisht. Adem J., një burrë 50-vjeçar, u kishte premtuar prindërve të Dritës në Shqipëri se vajza e tyre mund të jetojë më mirë në Zvicër nëse martohet me djalin e tij. Drita ishte vetëm 15-vjeçare kur erdhi në Zvicër. Ajo nuk deshi të vinte këtu, por prindërit e saj të varfër dhanë pëlqimin.

Advertisement