Connect with us

Sport

Skriniar lojtari më i ri i PSG-së

Pas disa muajsh pritje, më në fund ka mbërritur njoftimi zyrtar.Milan Skriniar tashmë është lojtari i ri i Paris Saint Germain. Mbrojtësi sllovak largohet pas 6 vitesh me Interin dhe nënshkruan një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2028 me klubin francez.

Skriniar ka qenë për një periudhë të gjatë një nga qendërmbrojtësit më të fortë dhe më të mirë të Serie A, dhe tashmë aventura e tij e re do të jetë nën urdhërat e Luis Enrique.28-vjeçari u largua nga Interi me parametra zero pasi nuk rinovoi kontratën e tij me zikaltërit.

 

Advertisement