Connect with us

Aktualitet

Sky Ecc plas bombën/ 13 urdhër-arreste, ish shefi i krimeve pjesë e trafikut ndërkombëtar

Ishin bisedat në aplikacionin Sky Ecc që zbërthyen grupin kriminal në vendin tonë.

Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se pas lëshimit të 13 urdhër arresteve, 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine dhe në mes të të arrestuarve janë edhe zyrtarë policie.

Ata akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850-1000 kilogram.

Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ku në kërkim është shpallur zyrtari i policisë Erjon Dani, ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.

Ish-zyrtari Dani ka ushtruar detyrën në sektorin e krimeve edhe në komisariatin 3 në Tiranë, por ka disa kohë që është larguar nga policia.

Advertisement