“Një parlament jo legjitim nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, por ky nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare,” tha Berisha.
Ai theksoi se rekomandimi i Këshillit të Europës, që kërkon ndarjen e partisë nga shteti në Shqipëri, është treguesi më i qartë se Kuvendi aktual është produkt i deformimit elektoral. “Kaq mjafton kjo frazë për të treguar se ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Si mund t’ia lejoj vetes të ulem aty? Kurrë…”, shtoi ai.