Connect with us

Politike

Socialistët festojnë sonte fitoren e 83 mandateve, Rama do mbajë fjalim falenderimi

Socialistët do të festojnë sonte fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Festa e socialistëve do të nisë në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave. Nga kryeministri Edi Rama, të ftuar janë të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste në listat shumëemërore që luftuan për një mandat në zgjedhje.

Nga ajo që është mësuar deri më tani, kryesocialisti Edi Rama do t’u drejtohet me një fjalë falenderimi për të gjithë, por takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste siguroi mandatin e katërt të qeverisjes, duke shënuar historinë në Shqipërinë pluraliste. Pas numërimit të votave, socialistët siguruan plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike, kundërshtarja kryesore, mori vetëm 50 vende, ndërsa mandatet e tjera u shpërndanë për partitë e vogla.

Advertisement