Connect with us

Rajon

Sondazhi/ ‘Popullariteti i Aleksandër Vuçiç në rënie’

“Hulumtimi i organizatës ‘Crta’ në Serbi, tregon se popullariteti i presidentit Aleksandër Vuçiç është në rënie dhe për herë të parë më shumë qytetarë i dhanë atij një vlerësim negativ sesa pozitiv” – tha për N1 drejtori i programit Rasha Nedeljkov.

Hulumtimi tregon se qytetarët po mashtrohen nga fakti se Vuçiç, kur del në televizionin kombëtar, përdor autoritetin e tij si president për të dhënë qëndrimin e tij për fushatën parazgjedhore të Partisë Përparimtare Serbe.

“Po zhduket kufiri mes shtetit dhe partisë. Ky është shpërdorim i drejtpërdrejtë i detyrës” –  ka paralajmëruar Nedeljkov, por edhe ka theksuar gjithashtu se popullariteti i Aleksandër Vuçiqit është në rënie.

“Gjithmonë ka pasur shumë njerëz që kanë menduar pozitivisht për Vucic dhe për herë të pare, pas tragjedive të majit, qytetarët janë gjithnjë e më të pakënaqur me drejtimin ku po shkon Serbia” – shpjegoi Nedeljkov.

Ai kujtoi se në protestat “Serbia kundër dhunës” kanë marrë pjesë edhe qytetarët që më parë kanë votuar për partinë në pushtet, të cilët kanë qenë edhe të motivuar për të votuar në zgjedhjet e dhjetorit.

Ai paralajmëroi edhe se liria e medias, presioni dhe shantazhi ndaj votuesve dhe abuzimi i burimeve publike vazhdojnë të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve në Serbi.

Drejtori i programit të Crta kujtoi gjithashtu se hulumtimi i organizatës ka treguar se praktikisht askush nuk është marrë me ndonjë nga problemet e vërejtura në ciklet e mëparshme zgjedhore dhe se kushtet zgjedhore sot në Serbi janë të ngjashme, nëse jo më keq, se në zgjedhjet e vitit të kaluar. Në Serbi, shtoi Nedeljkov, janë normale dhuna, gjuha e urrejtjes, zbatimi selektiv i rregullave, keqpërdorimi i burimeve publike dhe pushtetit të institucioneve.

Advertisement