Connect with us

Aktualitet

Sonja Biserko paralajmëron Serbinë: Ja çka e pret nëse refuzon dy kërkesat për Kosovën

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar se incidenti i 24 shtatorit në Banjskë, ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhëniet me Serbinë pasi ka nxjerrë në pah brishtësinë e rajonit dhe aspiratat e Serbisë.

Biserko  ka thënë se ngjarjet e fundit në Kosovë kanë ndryshuar në mënyrë dramatike atmosferën dhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare perëndimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë, si edhe ka vlerësuar se Perëndimi i ka intensifikuar kërkesat e tij për shkak të mundësisë që një sulm i ngjashëm si ai në Banjskë të përsëritet kudo tjetër. Sipas saj, nëse Serbia përsërit incidente si ai i Banjskës dhe nuk e respekton Marrëveshjen e Ohrit, do të shqyrtohet mundësia e revokimit të aksesit të Serbisë në fondet e anëtarësimit në BE apo edhe futja e kërkesave për viza.

“Bashkimi Europian po mendon dhe planifikon se si t’i qaset Serbisë dhe si të përdorë incidentin e Banjskës si pretekst për një angazhim më aktiv në Ballkan. Kjo ka të ngjarë të përfshijë rivlerësimin e procesit të pranimit të Serbisë. Është e rëndësishme të merren parasysh deklaratat e zyrtarëve evropianë dhe rezoluta e Parlamentit Evropian. Të gjithë këta tregues sugjerojnë se BE-ja është e vetëdijshme për mangësitë e saj por dhe mund të shpresojmë vetëm se ajo do të jetë më efektive se më pare” – deklaroi Biserko.

 

Advertisement